English

Manchester City gati ofertën për De Rossi

Angli, 29 Gusht NOA - Me sa duket fshihet Manchester City pas dyshimeve të shumta të Tom DiBenedetto dhe kjo në lidhje me të ardhmen e Daniele De Rossi dhe Romës.

Edhe pse tratativa për rinovim tashmë ka nisur, “Capitan Futuro” vazhdon të jetë objekt i dëshirave të sheikëve dhe Roberto Mancini, që ende beson në mundësinë për të siguruar shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar të Romës.

Para de të vijë dita e mërkurë, që korrespondon me të fundit të merkatos, në skuadrën e Romës mund të trokasë një ofertë që mund të arrijë deri në shifrën e 28 milionë eurove.

r.b/NOA

KOMENTE