English

Pasqyra e shtypit, 29 gusht 2011

Tiranë, 29 gusht, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 29 gusht 2011

Gazeta e përditshme “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; SHBA: Nano i paqartë, Meta, përfitues, Rama shkatërroi FRESSH”, i cili pasqyron dokumentet e Wikilekas. Disa tituj të tjerë janë: “Ylli i Pango dhe video e Inis Gjonit në Wikilekas”, “Ambasada: Berisha në muzg politik, ja tre klanet që luftojnë në PD”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Raporti i Ëither: Tregti më kandidatët për në Gjykatën e Lartë”, i cili flet për dokumentet e publikuar nga Ëikilekas. Disa tituj të tjerë janë; “Fatmir Xhafa: Duhet amnisti partiake dhe politike në PS dhe në frontin opozitar”, “Pensionet, 113 pensionet që do marrin paratë”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “SHBA njeh çështjen çame”, i cili flet për dokumentet e Wikileks. Disa tituj të tjerë janë; “Vret me thikë kampistin dhe tenton vetëvrasjen”, “Mazhoranca në dorë të Topit për guvernatorin dhe kreun e ri të KLSH”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Bojkoti, Ruçi: PS nuk i përfill kërkesat e SHBA”, i cili flet për një kabllogram që ish-ambasadori Uithers ka dërguar në Uashington në lidhje me qëndrimin Ruçit. Disa tituj të tjerë janë: “Banorët e Tiranës pijnë ujin e Bovillës, studimi: Ju dëmton shëndetin”, “Berisha: Kanë nisur përplasjet për librat e shenjtë”, “Sezoni” 2 mijë ha tokë në pushtetin flakëve”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor; “Letrat për Sali Berishën; ‘Dua eshtrat e vëllait dhe një shtëpi ku të fus kokën”, i cili flet për shqetësimet që i shkruajnë kryeministrit qytetarët”. Disa tituj të tjerë janë; “Mentor Petrela: Jam përballur shpesh me përbindëshin e ftohtë”, “Malaj: Duhet të hyjmë në Kuvend për të hequr qafe qeverinë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE