English

Beyonce, “gruaja me të kuqe shtatzënë”

SHBA, 30 Gusht NOA - Ka mbërritur në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards me një fustan të gjatë e të butë në ngjyrë të kuqe.

Bukuroshja amerikane është fotografuar teksa mbante duart në barkun e saj të fryrë.

Ka mjaftuar shumë pak dhe këngëtarja ka njoftuar për të gjithë publikun, lajmin e shtatzënisë së saj.

Beyonce Knowles dhe Jay-Z, të martuar prej tre vitesh, do të kenë mes tyre dhe një fëmijë.

Prej shumë kohësh ka qenë dëshira e këngëtares, pikërisht fakti për tu bërë mama dhe tashmë diçka e tillë është bërë realitet.

Për këtë fakt edhe puna mund të presë pasi, në filmin e drejtuar nga Clint Eastwood ku ajo merr pjesë, xhirimet do të shtyhen pasi normalisht duhet të fillojnë shkurtin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE