Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryebashkiaku Basha shpërndan për Bajram, dhurata dhe ndihma ushqimore
English

Kryebashkiaku Basha shpërndan për Bajram, dhurata dhe ndihma ushqimore

Tiranë, 30 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme me rastin e festës së Fiter Bajramit, shpërndau dhurata dhe ndihma ushqimore për fëmijët e fshatit Sos dhe për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Të vazhdojmë së bashku”, në Kombinat.

Ashtu si dhe njihet kjo ditë, si ditë e solidaritetit, mirënjohjes, vëmendjes dhe ndihmës, qytetari i parë i Tiranës i ka plotësuar të gjitha këto cilësi, duke gëzuar dy komunitete, atë të fëmijëve dhe të moshuarve me lodrat dhe ndihmat ushqimore të shpërndara.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast kryebashkiaku Basha tha se, “Sot është dita ku e gjithë shoqëria duhet të tregojë vëmendje, mbështetje dhe solidaritet”.

Më herët, kryebashkiaku Basha vizitoi Komunitetin e Myslimanëve dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve në Tiranë, ku dhe u uroi të gjithë shqiptarëve paqe, begati tolerancë dhe harmoni.

a.y/NOA

KOMENTE