Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 31 gusht 2011
English

Parashikimi i motit për 31 gusht 2011

Tiranë, 30 gusht 2011, NOA- Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin që në orët e para të mëngjesit. Duke ju afruar orëve të mesditës parashikohet shtim i vranësirave, kryesisht në Juglindje të cilat do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas MeteoALB, edhe gjatë pasdites do të mbetemi me të njëjtat kushte meteorologjike ku vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit, por intensiteti i shirave do të jetë i ulët. Sërish më problematike situata paraqitet në Lindje të Shqipërisë, në këto zona do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat minimale. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme krahasuar me sot.

Era do të fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim

Veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të mbetet 3 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinenti Europian do të ndodhet me mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira. Në këto kushte do të jetë Europa Veriperëndimore, një pjesë e Europës Qendrore, Europa jugperëndimore dhe Europa verilindore. Problematike do të paraqitet situata në Vendet Nordike dhe në Rusi pasi reshjet do të bien të rrëmbyshme dhe do të sjellin rënie të temperaturave në vlerat maksimale. Edhe vendet e Balltikut do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë zona e Alpeve si edhe Ballkani verior, por intensiteti i shirave do të jetë disi më i dobët ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë me mot të kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e alpeve rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe shira

- Ballkani verior do të mbetet me shira të dendur dhe stuhi ere

- Skandinavia alarmon shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE