English

Seks në dritarte, përballë me stadiumin

Belgjikë, 30 Gusht NOA - Një performancë që ka ndezur të gjithë stadiumin belg të Sint-Truiden.

Ajo çka është e çuditshme është se nuk bëhet fjalë për asnjë futbollist, por për një çift surprizash, të cilët në dhomën e një hoteli kanë vendosur të kryenin marrëdhënie seksuale në dritare dhe me fytyrë nga stadiumi,ku po luhej ndeshja.

Ka mjaftuar vetëm një moment që e gjithë vëmendja të kalonte nga fusha e futbollit në hotelin ku Alicia Tenderness, një grua 26 vjeçare së bashku me të dashurin po konsumonin pasionin mes tyre.

“Isha e bindur se dritaret ishin të errëta nga jashtë – pohoi gruaja – aq sa nuk e kuptova dhe manifestimin që u bë në recepsion ditën e nesërme. Atë çka kishte ndodhur e mora vesh vetëm falë fotografive që ishin postuar në gazetë.

r.b/NOA

KOMENTE