Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Qeveria e Asadit është e izoluar
English

SHBA: Qeveria e Asadit është e izoluar

Uashington, (SHBA) 30 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara thonë se qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Asad, tashmë është një “ekzekutiv i izoluar”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se “komuniteti ndërkombëtar është duke kërkuar gjithnjë e më shumë fundin e dhunës”. Nuland i bëri këto komente duke iu referuar thirrjeve të fundit të presidentit turk, Abdullah Gyl, dhe të Ligës Arabe, për ndërprerje të gjakderdhjes.

Por, megjithatë, raportet nga Siria flasin për të tjera viktima. Aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur mbi 60 të tjerë në qytetin Saramen.

Të hënën, presidenti Bashar al-Asad ka takuar të dërguarin rus, Mikhail Bogdanov, i cili thuhet se ka shprehur mbështetjen e Moskës për “planin e reformave në Siri”.

NOA/RFE

KOMENTE