Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spastrimet në Bashki, si shpartallim i shtetit ligjor të Berishës
English

Spastrimet në Bashki, si shpartallim i "shtetit ligjor" të Berishës

Nga Andrea Stefani

Edhe pse raporti i OSBE-ODIHR jepte fakte të shumta mbi manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria, me anë të institucioneve të kapura si KQZ apo Kolegji Zgjedhor, Kryeministri Berisha vrapoi ta komentonte atë si një konfirmim të funksionimit të “shtetit ligjor” në Shqipëri. Por si edhe në shumë raste të tjera, gënjeshtra e Berishës i ka këmbët e shkurtra. Sepse nuk vonoi që mungesa e shtetit ligjor të shfaqej në një tjetër dukuri, atë të spastrimit të administratës së Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha. Pas shkarkimit deri edhe të shoferëve apo pastruesve, tani raportohet edhe shkarkimi i 51 inspektorëve të tatim-taksave. Thuhet se shkarkohen ngaqë nuk kanë bërë detyrën dhe kanë toleruar informalitetin. Por kjo tashmë është një përrallë e vjetër, që pushtetet në Shqipëri e përdorin për të bastisur korruptivisht administratën publike. Jemi para një dhunimi, sa politik aq edhe korruptiv të së drejtës së dhjetëra punonjësve nga një pushtet, dora e të cilit nuk ndalet nga ligji dhe e drejta. Një dukuri që s’ka të bëjë fare me shtetin ligjor dhe që në këto 20 vjet është bërë gangrena e administratës shtetërore.

* * *

E di që do kërcejnë, prandaj do t’i dal përpara një pyetjeje të pritshme me një përgjigje: Po edhe socialistët kanë flakur nga puna njerëz, duke nëpërkëmbur të drejtën e tyre. Por, a mos zgjidhja është që edhe demokratët të përgjigjen me të njëjtën monedhë? Nëse veprojnë kështu, tregojnë që nuk janë demokratë. Dhe nuk janë ngaqë po flakin nga puna njerëz, vetëm sepse nuk janë militantë apo simpatizantë të PD-së ndërsa po punësojnë të tjerë, vetëm sepse janë militantë apo simpatizantë të PD-së. Akti është i rëndë dhe pa asnjë lidhje me atë lloj shteti ligjor që ka si qëllim qendror të mbrojë dhe lartësojë dinjitetin e njeriut. Berisha mund të përflasë sa të dojë gënjeshtrën e shtetit ligjor, por ai nuk ekziston për sa kohë njeriu trajtohet nga pushteti i radhës, qoftë në qendër dhe qoftë në bashki, si një copë leckë që e flak, kur nuk i hyn më në punë. Shteti ligjor mbron njeriun kundër pushtetit dhe jo pushtetin kundër njeriut, sikundër po ndodh kronikisht në Shqipëri.

* * *

Çudia është se shqiptarët janë familjarizuar me këto reprezalje korruptive, për të fituar para nga shitja e vendeve të punës apo punësimi i militantëve. Këtë spastrim e quajnë gati si një të drejtë natyrore të pushtetit të radhës, ashtu sikundër fitimtari i betejës ka të drejtë të rrëmbejë plaçkën e të mundurit. Një mendësi orientale që nuk e kupton që shteti ligjor është, në thelbin e vet, arti i kufizimit të pushtetit. Por ka edhe më keq. Spastrimet raportohen si luftë kundër informalitetit dhe korrupsionit dhe ç’është më e keqja, besohen si të tilla edhe nga disa ndërkombëtarë. Në vitin 2005, kur sapo PD qe ngjitur në pushtet, gjatë një takimi me përfaqësues të medias, ish-ambasadori i KE në Tiranë, Helmut Lohan, u shfaq entuziast se lufta kundër korrupsionit po thellohej nga që qeveria “Berisha” kish flakur nga puna rreth 2 mijë doganierë. Ashtu, po ku janë tani këta doganierë të korruptuar - e pyeta? Në shtëpi – u përgjigj Lohan. Si ka mundësi të quhet sukses kundër korrupsionit, kur njerëz të korruptuar përfundojnë jo në prokurori a gjykatë, por nëpër shtëpira për të shijuar paratë e vjedhura? Ku e dini ju se “korrupsioni” nuk është në këtë rast një pretekst i spastrimeve korruptive dhe politike? Dhe, në fakt, më pas nuk u dëgjua kurrë ndonjë lajm për ndëshkimin ligjor të atyre “të korruptuarve” të flakur nga doganat. Episodi në fjalë ilustron shakanë e madhe me antikorrupsionin dhe përdorimin e tij si gjethe fiku, për të maskuar një tjetër akt edhe më korruptiv: shfrytëzimin e administratës publike si çiflig për përfitime personale. Dhe ky është, as më shumë dhe as më pak, përkufizimi standard i korrupsionit.

* * *

Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk dinë të qeverisin ndryshe. Liritë dhe të drejtat e njeriut (sikundër është dhe ajo e punës) nuk janë barriera për pushtetin e tyre. Dhe që Basha do t’ia niste “punës” alla bolshevike, u duk që kur ai i bishtnoi gazetarëve, sapo shkeli në bashki. A do ketë spastrime? – e pyeti një gazetar. Ne duhet të punojmë bashkërisht për qytetarët – u “përgjigj” Basha. Po a nuk janë edhe këta të përzënët nga puna qytetarë? Jo, të paktën për Bashën. Sepse të jesh qytetar për Bashën, do të thotë të votosh për Bashën dhe për Saliun. Por shteti ligjor nuk e ka kështu. Shteti ligjor dhe e drejta që buron prej tij të mbron ty dhe vendin e punës nga Basha dhe Saliu edhe kur nuk voton për Bashën dhe Saliun. Nëpunësi publik është pronë e shtetit dhe jo plaçkë e pushtetit. Fakti më thelbësor i shtetit ligjor është qytetari i mbrojtur dhe pra, edhe i pafrikësuar nga dhuna e qeverisë. Spastrimet e administratës janë edhe një fakt më shumë për të thënë se krejt në kundërshtim me gënjeshtrat e Kryeministrit, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor.

KOMENTE