English

Ultamitumi i rebelëve: Forcat e Gadafit të dorëzohen

Tripoli, 30 gusht 2011, NOA – Pak ditë pas rrëzimit të regjimit 42 vjeçar diktatorial, kryengritësit në Libi u kanë dhënë ultimatum forcave lojale ndaj Muamer Gadafit.

Ata kanë kërkuar që deri të shtunën të dorëzohen, ose në të kundërtën, do të ballafaqohen me forcën ushtarake.

Lideri i Këshillit Tranzicional Kombëtar të kryengritësve në Libi, Mustafa Abdul Xhalil, u tha reporterëve në qytetin Bengazi, se po zhvilloheshin bisedime me zyrtarët e qytetit të lindjes së Gadafit, Sirte, dhe me ata të qyteteve të tjera, për çështjen e dorëzimit.

a.q/NOA

KOMENTE