English

Ambasada raportoi në SHBA: Qëndrimi i Shqipërisë, i paqartë në lidhje me Iranin

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA - Qëndrimi i Qeverisë Shqiptare ndaj konferencave ndërkombëtare të organizuara nga shtetet me marrëdhënie ndërkombëtare problematike ka qenë tema e nja kabllogrami të dërguar nga ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers (John Withers).

Në kabllogramin e dërguar në Uashington, i cili klasifikohet si “i ndjeshëm”, flitet për mbledhjen e radhës së konferencës së vendeve që nuk janë të atashuara në blloqet kryesore të pushtetit.

NAM (Non-Aligned Movement) u zhvillua dy vite më parë nën patronazhin e Iranit. Kjo ka bërë që ambasada amerikane të kërkojë informacion tek Ministria e Jashtme shqiptare në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë.

Sipas kabllogramit, drejtoi i zyrës për Organizatat Ndërkombëtarë në Ministrinë e Jashtme, Islam Lauka e ka informuar ambasadorin se më datën 25 korrik të vitit 2008 “ende nuk është marrë një vendim për pjesëmarrjen ose jo të Shqipërisë në këtë takim”.

Nga ana tjetër, Lauka ka theksuar se Shqipëria, edhe nëse merr pjesë, kjo do të jetë një arsye për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa ka shtuar se prezenca do të jetë e nivelit të ulët, në rangun e zëvendësministrave.

“Lauka siguroi se Qeveria Shqiptare, në rast se vendos për të marrë pjesë, do të jetë si e ftuar e organizatës dhe jo nga Irani. Ai siguroi edhe se Shqipëria do të përfaqësohet vetëm në nivel zëvendësministri. Lauka tha se qëllimi i çdo pjesëmarrjeje të Shqipërisë do të jetë për të lobuar për njohjen e Kosovës”.

Në të vërtetë, Konferenca u zhvillua në datat 27-30 korrik të vitit 2008 në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe ftesat për vendet pjesëmarrëse u bënë nga qeveria e Iranit.

E lidhur me këtë konferencë, Ambasada e SHBA, raportonte me kryeinformacion të emërtuar Shqipëria ende nuk po vendos për pjesëmarrjen në takimin e Iranit.

e.t/NOA

LEXONI GJITHCKA MBI DOKUMENTET E WIKILEAKS

KOMENTE