Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyjnë për të pastruar një tub ftohës në Fabrikën e Çimentos, digjen 3 punëtorë
English

Hyjnë për të pastruar një tub ftohës në Fabrikën e Çimentos, digjen 3 punëtorë

Fushë Krujë, 31 gusht 2011, NOA- Drejtori i Fabrikës së Çimentos së Fushë Krujës së bashku me dy punëtorë të tjerë, kanë hyrë për të pastruar një tub ftohës në fabrikë, por që të tre kanë pësuar djegie në trup si pasojë e avullit të nxehtë.

Mësohet se si pasojë e kësaj ndërhyrje janë djegur, drejtori i fabrikës, me iniciale Sh.A i moshës 42 vjeçare dhe dy punëtorët me iniciale B.T., 41 vjeç dhe S.X., 43 vjeç, që të dy banues në Borizanë.

Menjëherë pas kësaj kanë qenë kolegët e tyre, ata që i kanë nxjerrë tre burrat nga tubi, për ti dërguar me urgjencë në drejtim të repartit të djegieve në QSUT.

Burime zyrtare nga policia thonë se për këtë rast nisi procedimi penal ndaj të dëmtuarit me iniciale Sh.A., banues në Milot Kurbin, përgjegjës i sigurimit teknik në Fabrikën e Çimentos së Fushë Krujë, për veprën penale të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë.

a.y/NOA

KOMENTE