Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi pret në takim aktoren italiane, Klaudia Kardinale
English

Presidenti Topi pret në takim aktoren italiane, Klaudia Kardinale

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi gjatë ditës së sotme priti në një takim aktoren e njohur italiane, Klaudia Kardinale.

Gjatë këtij takimi kreu i shtetit, e uroi aktoren për marrjen e çmimit “Pjata e Argjendtë” me motivacionin si “Ikonë e aktrimit italian”, dhe vuri në dukje faktin se vizita të kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore e të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi, si dhe për kinematografinë në veçanti.

Presidenti Topi, duke vlerësuar interpretimet e spikatura e me nivel të lartë artistik të artistes së famshme e të mirënjohur botërisht, vuri në dukje se “interpretimet kinematografike përbëjnë një sferë të rëndësishme të shprehjes dhe të transmetimit të emocioneve e mesazheve edukuese tek njerëzit, prandaj realizimi i suksesshëm i të gjithë kompenentëve të filmit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë e të qartë në përçimin e këtyre mesazheve”.

Gjithashtu Presidenti Topi i dhuroi aktores italiane si një kujtim institucional, një figurinë artistike të shenjtores shqiptare me famë ndërkombëtare, “Nënë Terezës”.

Nga ana e saj, aktorja italiane Klaudia Kardinale, shprehu vlerësimet e saj më të mira për Shqipërinë, artin dhe artistët shqiptarë, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës, si një ngjarje artistike tradicionale që jo vetëm evidenton vlerat e fushës së kinematografisë, por kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e urave kulturore dhe forcimin e lidhjeve artistike e shpirtërore mes popujve të ndryshëm.

Aktorja me famë botërore ndodhet për vizitë në vendin tonë, si e Ftuar Nderi në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet këto ditë në Durrës.

Ndërkaq në takimin me kreun e shtetit, ishin të pranishëm Drejtoresha Artistike e Festivalit, Anila Varfi dhe aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko.

a.y/NOA

KOMENTE