English

Sherri mes dy adoleshentëve, në gjendje kritike njëri prej tyre

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA- Dy djem të rinj të moshës 16 vjeçare pas një sherri mes tyre, e kanë thelluar më tej atë.

Sherri i cili filloi në bulevardin “Zogu i parë”, pranë shkollës “Sinan Tafaj”, nga një konflikt për motive të dobëta, bëri që të degradojë dhe prej tij, të ngelej i plagosur me thikë 16 vjeçari me iniciale B.P, banues në Kodër Kamëz.

Sipas policisë, nga ngjarja e cila ndodhi një ditë më parë, i riu u dërgua me urgjencë në spital ku dhe vijon të jetë, në gjendje kritike për jetën.

Pas kësaj, nga ana e uniformave blu u bë identifikimi i autorit, me iniciale D.M, i moshës 16 vjeçare, por ende po punohet për kapjen e tij, pas largimit të menjëhershëm nga vendi i ngjarjes, ku dhe plagosi bashkëmoshatarin.

a.y/NOA

KOMENTE