English

Zjarr i fuqishëm në Fier, digjen kodra me ullinj

Fier, 31 gusht 2011, NOA- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme disa kodra në periferi të qytetit të Fierit, ku si rrjedhojë e flakëve janë shkrumbuar dhe djegur rreth 5 hektarë ullishte.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po merren me vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ndërkaq nga ana e punonjësve të zjarrfikësve thuhet, se pavarësisht punës së bërë, kontrolli i flakëve të zjarrit po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive të krijuara prej tij.

a.y/NOA

KOMENTE