English

Burg pa afat, për vrasësin e kambistit nga Fieri

Fier, 1 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Gjykata e Fierit gjatë paradites së sotme, ka dhënë masën e arrestit për autorin e vrasjes së kambistit nga Fieri.

Sipas vendimit të dhënë nga drejtësia fierake Dilaver Adushaj 25 vjeç, do të qëndrojë në burg pa afat.

Tre ditë më parë, Adushaj ekzekutoi me thikë 55 vjeçarin Et’hem Spahiu, pasi ishte futur në pikën e tij të këmbimit valutor duke e goditur katër herë rresht.

Autori i krimit nga Roskoveci, ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por pasi u vu në ndjekje nga policia, u izolua në njërën nga lagjet e qytetit, ku kërcënoi uniformat blu, duke u thënë se me thikën që kishte vrarë kambistin do të vetëvritej.

Negociatat me autorin e vrasjes, vijuan për rreth 1 orë, por duke përfituar nga një shpërqendrim i tij, efektivat e policisë ndërhynë dhe e arrestuan.

Ndërkaq sipas policisë, thuhet se arsyet e kësaj vrasje kanë qenë të dobëta, pas një konflikti mes autorit dhe viktimës.

a.y/NOA

KOMENTE