Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libia mbledh kryetarë të 60 vendeve në Paris
English

Libia mbledh kryetarë të 60 vendeve në Paris

Paris, 1 shtator 2011, NOA - Udhëheqësit dhe krerët e lartë të 60 vendeve të botës, pritet të mblidhen në Paris për të diskutuar të ardhmen e Libisë. Konferenca do të drejtohet nga presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ndërsa në të do të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Duke folur në fillim të takimit, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton deklaroi se konferenca është një mundësi për komunitetin ndërkombëtar. “Konferenca është një mundësi për komunitetin ndërkombëtar, që të reflektojë punën afatgjatë që duhet të bëjmë, për të mbështetur popullin e Libisë në ambicien e tij për një vend demokratik”, u shpreh Ashton. Pak orë para nisjes së takimit, Rusia ka njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si autoritet qeveritar në Libi. Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Allan Zhupe, tha se Franca ka marrë autorizimin e Kombeve të Bashkuara për të zhbllokuar 1.5 miliardë euro fonde të Libisë. Nikolla theksoi se nëse në seancën e parë të Parlamentit, nuk do i jepet zgjidhje minatorëve, në seancën e dytë, minatorët do të vijnë të protestojnë në kryeqytet, përpara ambienteve të Parlamentit.

a.q/NOA

KOMENTE