English

Milan siguron Nocerinon në fund të merkatos

Milano, 1 Shtator NOA - Praktikisht në përfundim të këtij sezoni merkatoje Milani ka arritur të përfundojë marrëveshjen e fundit të suksesshme.

Klubi kuq e zi ka mbyllur me Palermon një marrëveshje që ka sjellë në drejtimin e Massimiliano Allegri mesfushorin Antonio Nocerino.

Tashmë, ish-lojtari kuq e zi ka mbërritur përfundimisht dhe ka firmosur një kontratë katër vjeçare.

Nocerino, duke qenë se ka luajtur eliminatoret e Europa League, mund të jetë rregullisht në dispozicion për Ligën e Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE