English

Nëna denoncon zhdukjen e vajzës së saj të mitur

Ferizaj, 1 shtator 2011, NOA- Një nënë nga zona e Shtimes në Ferizaj është drejtuar në polici për të denoncuar zhdukjen e vajzës së saj të mitur.

Nëna u ka thënë efektivëve të policisë, se e bija e saj e mitur kishte dalë nga shtëpia ashtu siç dilte gjithmonë për të lozur por që nga ai moment nuk është dukur më.

Lidhur me këtë ngjarje burime zyrtare nga policia e Ferizaj, bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga nëna e vajzës së humbur kanë nisur hetimet por nuk raportohet për asnjë të dyshuar.

a.y/NOA

KOMENTE