Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Televizionet shqiptare, ja programet e reja dhe ato që ikin e vijnë
English

Televizionet shqiptare, ja programet e reja dhe ato që ikin e vijnë

Një material i detajuar që ju njeh vërtet me risitë programore të televizioneve kryesore shqiptare. Gjeni gjithashtu dhe një renditje sipas audiencës të kanaleve televizive

Nga Rid Bulku & Ariola Ymeraj

Duke nisur nga muaji shtator që po troket, kujdes kur të çoni telekomandën në stacionin tuaj të preferuar për të parë programin që keni shikuar deri dje, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar. Këtë sezon të ri televiziv, disa nga programet më të ndjekura kanë ndërruar adresë kurse disa të tjera janë mbyllur.

Agjencia NOA ju ofron një pasqyrë të plotë dhe të detajuar me të gjitha programet e reja, ato që vazhdojnë, ato që ikin dhe shumë informacion lidhur me to.

Zonë e Lirë rikthehet në Tv Klan

I njohur si ndër emisionet me audiencë shumë të lartë në Shqipëri, “Zonë e Lirë” rikthehet në Tv kombëtar Klan duke nisur nga java e tretë e muajit shtator.

Ky program transmetohej deri në korrik çdo të premte në Vizion Plus duke nisur nga ora 20.45 dhe deri pas mesnate, herë-herë edhe dy-tre orë më vonë. Po ashtu “Zonë e Lirë” ritransmetohej gjatë mesditës së të dielave.

Në këtë program Arian Çani fton shumë njerëz të fushave të ndryshme duke nisur nga politika e deri tek zhanre të ndryshme artistike, më së shumti muzikore-komerciale.

Gjatë sezonit të kaluar, Çani kishte kritikuar hapur kryesocialistin Edi Rama kurse më herët në emisionet e tij, spekulonte duke hedhur romuze për opinionistin Blendi Fevziu. Në fakt, Arian Çani është i njohur për “lëshimin e gojës pa doganë” duke vënë herë pas here në fokus personazhe të ndryshëm shqiptarë.

“Njerëz të Humbur” ndryshon adresë

I nisur më 2005 në Tv Norba Shqiptare, emisioni “Njerëz të Humbur” krijoi një audiencë shumë të gjerë duke mbërthyer para ekranit për disa orë me radhë, qindra mijë teleshikues.

Një vit më pas emisioni kaloi në Vizion Plus për tre vite kurse tre vitet e mëpasme deri këtë korrik që shkoi, ishte në Tv Klan.

Edhe në Vizion Plus, Aida Shtino kishte audiencë të gjerë me emisionin e saj. Kjo vazhdoi edhe për vitin e parë në Klan por më tej, audienca ra ndjeshëm.

Për më tepër, emisioni i së Premtes konkurrohej nga “Zonë e Lirë” dhe fasha orare u reduktua nga 4-6 orë që vazhdonte më parë, në vetëm dy orë.

Emisioni ndonëse për nga misioni është shumë human, e humbi audiencën për shkak se tematika ishte e dhimbshme.

Për më tepër, ndonëse ende janë disa mijëra shqiptarë që rezultojnë të humbur, për pjesën më të madhe të tyre shanset për t’i gjetur janë minimale. Kurse disa të tjerë thjesht nuk duan të shfaqen tek të afërmit e tyre, për shkaqe të ndryshme vetjake.

Aktualisht, asgjë zyrtare nuk dihet për këtë emision, por mësohet se ai do të rikthehet sezonin e ardhshëm tek ish-Alsat tani Albanian Screen. Ky televizion ka ndryshuar format duke mos pasur më si më parë vetëm lajme dhe dokumentarë e emisione informative por duke dominuar filmat, serialet dhe programe të ndryshme.

Skeç show

Duke humbur emisionin me audiencë të lartë, “Zonë e Lirë”, Vizion Plus sigurisht që pësoi një goditje. Për më tepër, edhe emisioni tjetër “Apartamenti 2XL” u mbyll përkohësisht. Por ky televizion kombëtar satelitor ka menduar diçka tjetër.

Të njëjtët që kishin programin “Apartamenti 2XL” i cili përsa i përket skenarit linte për të dëshiruar, tani po përgatiten për një emision të ri.

Sketch eshte një format humori i "Avalon Production" i cili është realizuar me sukses ne Britani, SHBA, Itali, Gjermani, France etj. Tashme vjen ne versionin shqiptar nga ekipi i Apartamentit 2XL.

Sketch Show eshte nje program me kohezgjatje 90-110 min në të cilin integrohen disa forma humori. Boshti i shfaqjes eshte nje skene gjigande ne te cilen realizohen skeçe qe kane te bejne me aktualitetin dhe ku njekohesisht ruhet interaktiviteti dhe komunikimi me publikun. Te gjithe aktoret jane prezantues ne forma te ndryshme te programit.

Nje tjeter element i rëndësishëm jane te ftuarit surprize ne shfaqje qe do shfaqin aftësitë e tyre ne aktrim duke ndervepruar me aktoret.

Në emision do të ketë edhe sketche te xhiruara ne terren te cilat prekin te gjithë problematiken e shoqerise shqiptare. Ato jane te shkurtra dhe dinamike duke i dhënë ritem shfaqjes.

Në këtë program, një tjetër pjese e shfaqjes shihet si interesante pasi ka te beje me te kaluaren shqiptare. Brenda "Sketch Show" do zhvillohet nje mini serial i cili do merret me Shqipërinë ne vitet e shkuara duke u zhvendosur ne periudha historike te ndryshme dhe duke i kthyer ne situata humori.

Ndërsa për ta bërë programin sa me shume interaktiv dhe te prekshem do të jetë "Sketch-in e ben ti". Nga stafi është vendosur qe ndodhitë apo situatat me humor ne te cilat jane gjendur njerezit e thjeshte ti kthejnë ne sketche te xhiruara. Kjo rubrike funksionon me vox-pop-e ne terren ku njerëzit pyeten mbi ndodhitë e tyre dhe me pasrrefim realizohet nga trupa e spektaklit.

Një ndër protagonistët e emisionit, Julian Deda, thotë se tre muajt e parë të sezonit të ri televiziv në Vizion Plus, do të shfaqen në ekran me këtë spektakël të ri kurse thekson se “Apartamenti 2 XL” do të rifillojë në janar “dhe ne kështu do të alternojmë dy spektakle humori”.

Risi tjetër, “Nga e para”

Vizion Plus nis këtë sezon të ri edhe emisioni risi “Nga e Para”. Anima Pictures prezanton nje format televiziv të parealizuar me pare ne Shqipëri por i suksesshëm ne eksperiencën botërore televizive. Programi “Nga e Para” synon njekohesisht dy gjera: Të edukoje dhe te përcjellë shije, estetike menyre jetese me standarde bashkëkohore dhe njëkohësisht të jetë një zgjidhje shume e mire sociale dhe humane per familje dhe individë qe kane nevoje per nje ndihme te tille.

Me konkretisht ky emision konsiston ne identifikimin e disa shtëpive apo apartamenteve te cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar nje surprize tek shikuesit por sidomos tek përfituesit e drejtpërdrejtë banore te ketyre apartamenteve.

Per te realizuar kete angazhohet nje staf i tere i mirepërgatitur arkitektesh, projektuesish dhe realizuesish. Gjate kohës qe ndodh i gjithë ky transformim i madh i shtëpisë (per rreth një jave) banoret akomodohen ne kushte mjaft komode ne hotele pushimi apo ne vende te tjera. Me rikthimin e banoreve ne shtëpi ata do te përballen me nje ndryshim te madh dhe te sjelle me gusto ku te gjitha pajisjet dhe mobilimet janë totalisht te reja.

Ky emision është formulë e njëjtë me atë që transmeton Alpha Tv në Greqi, me emrin “Alakse to” (Ndryshoje).

Për Vizion Plus, ky emision bëhet edhe më i lehtë pasi në ndihmë i vjen kompania tjetër e grupit ku bën pjesë, Edil-al e cila merret me ndërtime.

“E Diela Shqiptare” do të vazhdojë

Pak muaj para se të mbyllej sezoni i ri i “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, disa media publikuan se Ardit Gjebrea do të largohej madje cituan atë të thoshte se kishte përfunduar kontrata.

Mesa duket ishte një lajm në zhvillim sepse “E Diela Shqiptare” do të rikthehet në shtator në Klan me sezonin e ri dhe duket se kontrata është rinovuar.

Emisioni do të jetë sërish për afro gjashtë orë duke nisur nga ora 13.30 por nga Tv Klan bëhet e ditur se premtohen ndryshime në strukturën e këtij programi që në pjesën më të madhe është direkt.

Adi Krasta largohet nga “E diell”

Prezantuesi i njohur nuk do të jetë më drejtues i emisionit të përjavshëm “E Diell” i cili konkurronte të vetmin show tjetër të pasdites së Diel, atë në Klan.

Vetë Adi Krasta është i paqartë në deklarimet e tij pse e braktisi emisionin apo pse e larguan, por thuhet se audienca kishte rënë.

Krasta nuk do të drejtojë më programin “E diell”, por do të vazhdojë të jetë moderatori i lojës-kuiz “100 milionë”.

Emisioni “E Diell” tani pritet ta drejtojë Alban Dudushi, por nuk është ende e qartë nëse “Top Show” i përditshëm do të vazhdojë në Top Channel.

Dhe duke mbetur në këtë televizion kombëtar, atje po nis programi muzikor Talent Show ose “The voice of Albania” i ngjashëm me “Ethet e së premtes mbrëma”, që Adi Krasta ka drejtuar para disa vitesh. As për këtë emision nuk dihet ende kush do ta drejtojë.

Sakaq, një emision konkurrent me këtë do të jetë X-Factor, edhe ky program, pjesë e një patente ndërkombëtare. X-Factor do të transmetohet në Tv Klan pasi e drejta e produksionit u ble në tender nga Alketa Vejsiu.

Për t’u rikthyer tek Adi Krasta, ai do të vazhdojë të drejtojë programin “100 milionë” deri në muajin janar në “Top Channel”.

Kurse krahas këtij emisioni do të jetë dhe në Tv Shtetëror pasi pritet t’i rikthehet prezantimit të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin publik shqiptar. Lajmi se ai do të drejtojë i vetëm Festivalin e 50-të të Këngës në RTSH, kësaj here me regji të Vera Grabockës, tashmë është i konfirmuar.

Duke mbetur te muzika, Ardit Gjebrea me “E Diela shqiptare” do të sjellë edhe këngë nga festivali “Kënga magjike”. Ky festival do të zhvillohet më tej në Pallatin e Kongreseve dhe do të transmetohet direkt në Tv Klan.

Agron Llakaj, jo vetëm tek ,“Kush do bëhet milioner”, tenton sërish spektakël humoristik

Ndërsa ka shumë thashetheme se “Portokalli” në Top Channel këtë sezon nuk do të vazhdojë, mësohet se Agron Llakaj, do të jetë në Klan këtë sezon të ri jo vetëm me “Kush do të bëhet milioner” por edhe si humorist me një spektakël të ri. Shumë pak detaje ka ende për këtë show, kurse zyrtarisht nga Tv Klan nuk ka ndonjë informacion.

Sërish “Dancing with the stars”

Ndërsa Alketa Vejsiu e braktisi emisionin “Dancing with the stars” për shkak të shtatzënisë duke i lënë vendin Amarda Toskës që deri para dy vityesh drejtonte “Portokalli”, tani emisioni patentë ndërkombëtare “Dancing with the stars” do të rifillojë. Por drejtimi pritet të jetë sërish nga Ami pasi siç thamë më lart Alketa Vejsiu u rikthye në Klan me X-Factor. E bashkë me Vejsiun, në Tv Klan u rikthye edhe Vera Grabocka.

Histori Dashurie dhe jo vetëm

Sezoni i ri do të risjellë në Vizion Plus emisioni talk show Histori Dashurie. Nën drejtimin e Ermira Çausholli, ky program do të vijë çdo të shtunë në mbrëmje duke sjellë personazhe nga më të ndryshmit për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Për agjencinë NOA, drejtuesja e programit tregon se këtë sezon do të vijë me risi të shumta në skenar dhe skenografi. Ndërsa zbulon se do të ketë edhe një tjetër program të ri televiziv që do të nisë në pjesën e dytë të sezonit të ri. Një tjetër emision ambicioz por që Ermira preferon ta zbulojë më vonë në detaje.

Ora News, Ilva Tare sërish “Tonight”

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Ilva Tare, pas rikthimit një vit më parë në televizion, do të jetë edhe këtë sezon të ri në transmetim me “Tonight”. Emisioni dy herë në javë do të fokusohet kryesisht në debatet që gazetarja drejton me aq profesionalizëm.

Konkurrente e saj në televizionet e tjera, do të jetë Alfred Peza me Debat në Vizion Plus. Ky i fundit ishte drejtues i Orës së Debatit dhe Orës së Intervistës në Ora News deri para një viti kur u largua nga ky televizion.

E sigurisht, ajkën e programeve debatuese e ruan sërish gazetari Blendi Fevziu me Opinion. në këtë vit të pesëmbëdhjetë të tij në transmeit, fillimisht në TVSH me E Diela Debat dhe më tej me Opinion në Klan, Fevziu do të ketë sërish katër dalje në javë, nga e hëna në të mërkurë në orën 22.30 dhe të enjten në 21.00.

Sakaq, emisione të tjera vazhdojnë në këtë sezon të ri televiziv.

Kështu në dy kanalet kryesore, Klan dhe Top, transmetohen përkatësisht Takimi i Pasdites me Rudina Magjistari dhe Pasdite me Genta Popa. Konkurrentë të tyre janë Ema Andrea në Albanian Screen dhe Ora 5 pm në Vizion Plus.

Portokalli

Portokalli ndonëse u përfol se nuk do të vazhdojë këtë sezon, në të vërtetë mësohet se do të jetë sërish i pranishëm përmes Top Channel.

Sigurisht shumë aktorë kanë firuar, përfshirë prezantuesit Agron Llakaj e bukuroshes Amarda Toska.

Po ashtu në këtë show mungon edhe treshja më e suksesshme The SHBLSH duke ia zbehur shkëlqimin e viteve të para.

Në këtë sezon që është i dhjeti për Portokalli, flitet se do të jetë Xhemi Shehu, që pritet ta drejtojë duke iu rikthyer kështu këtij spektakli.

Sa për Eneda Tarifën, ajo dështoi me sukses të bëjë prezantuesen humoriste të Portokalli bashkë me aktorin tjetër të lodhur Salsano Rrapi që për prezantim dhe mbajtje të peshës programore të këtij show kabare, as që bëhet fjalë se mund të ishte i përshtatshëm. Ashtu si Agron Llakaj që me Milioner nuk shkëlqeu, edhe Salsano të bën të mendosh se që të dy janë goxha të mirë në imitime dhe kaq. Por ndryshe nga Salsano, me pak përvojë humoristike, Agron Llakaj në dallim nga tjetri, goxha i vjetër në profesion, arriti që të drejtojë Portokalli me më shumë sukses.

Mëngjesi, konkurrencë e fortë

Thuajse të gjitha televizionet kryesore i kushtojnë rëndësi të madhe programeve të mëngjesit.

Tv Klan ka audiencën absolute me Aldo Morning Show që drejtohet nga Aldon Lipe.

ABC News ka në të njëjtën orë, pra 07.00, emisionin me Enkel Demin kurse Rezear Xhaxhiu në të njëjtën fashë orare vjen me Zip.

Kurse Top Channel ia ka besuar të rinjve emisionin e mëngjesit.

Edicionet e lajmeve

Sa i takon edicioneve informative qendrore, sërish do të kemi orar të njëjtë në dy kanalet kryesore, Klan dhe Top, në 19.30. më herët në 19.00 do të jetë edicioni i lajmeve të Vizion Plus.

TVSH vazhdon “të flejë gjumë”

Edhe këtë sezon të ri televiziv, TVSh, i vetmi që e paguajmë të gjithë shqiptarët për ta mbajtur me taksat jo më pak se 1200 lekë në vit, vazhdon të jetë i përfshirë nga gjumi letargjik.

Sigurisht që vazhdon besnikërisht ti shërbejë mazhorancës qeverisëse sikundër ka bërë sistematikisht por me shumë tepri, me çdo qeveri tjetër.

Sa i përket programeve, as që bëhet fjalë për ndonjë blerje që do t’i krijonte audiencë.

Programet argëtuese mungojnë plotësisht, madje TVSH nuk denjon të transmetojë as humorin e arkivës shumëvjeçare.

Audienca e përgjithshme

Në bazë të një sondazhi i cili mbështetet në të dhëna konkrete nga teleshikuesit si dhe nga matje të audiencës nga kompani të ndryshme, rezulton se televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel mbajnë vendin e parë dhe të dytë në audiencën e përgjithshme televizive.

Në vendin e tretë renditet Tv kombëtar satelitor Vizion Plus.

Pjesa tjetër e audiencës ndahet mes kanale informative si News24 dhe Ora News, ato me tematikë të ndryshme si dhe Albanian Screen, kombëtar satelitor dhe TVSH, kombëtar shtetëror.

Audiencë të gjerë por kryesisht në zonat rurale kanë edhe televizionet muzikore si BBF, Supersonic etj.

Televizionet kabllore

Në SHqipëri gjenden aktualisht disa dhjetëra paketa televizive kabllore. Në Tiranë gjendet kabllori Alfa i cili ofron disa kanale me programe tematikë dhe filma të titruar në shqip si dhe tv shqiptare dhe të huaja, rreth 100 të tillë.

E njëjta gjë edhe me kabllorin tjetër Abcom por ky i fundit ka vetëm një kanal promocional që ndonjëherë jep filma shqiptarë. Kurse ka përfshirë, pasi largoi kanalet e paketës Tring, kanalet Digitalb, duke përfshirë dhe ata HD.

Abcom ka shpërndarë kundrejt 2000 lekë garanci, dekoder që disa qytetarë thonë se shpesh bllokohen dhe nuk punojnë.

Edhe Alfa ka kaluar në sistemin kabllor dixhital.

Në sistemin tokës dixhital me ose pa dekoder mund të shihen pa pagesë disa kanale të paketës Alfa mes të cilëve një kanal me filma të përkthyer dhe disa kanale të huaja.

Me dekoder Tring mund të shihen kanalet e kësaj pakete, ku pesë janë me filma, disa të tjerë me dokumentarë, muzikë, lajme dhe programe për fëmijë.

Kjo paketë ka edhe kanalet Fox Crime dhe Fox Life të Serbisë që titrohen në shqip.

Këto kanale i ka edhe Digitalb në sistemin satelitor.

Sa i përket Digitalb, ai ka si edhe Tring, 5-6 kanale me filma dhe të tjerët, për fëmijë, lajme dhe dokumentarë.

Që të dyja paketat ofrojnë disa kanale sportive, Digitalb 5 dhe 4 në HD e Trind katër kanale. Por Digitalb kontrollon pjesën absolutisht më kryesore të programeve sportive.

Digitalb bujshëm nxori një spot televiziv para pak javësh duke njoftuar nisjen e transmetimeve VOD – Video On Demand përmes një dekoderi të ri. Por jo vetëm që nuk u dhanë hollësi por prej ditësh ky spot është hequr nga transmetimi.

VOD është një mënyrë e volitshme e të parit TV e cila prej disa vitesh ka hyrë në televizionet dixhitale në Evropës dhe më gjerë. Ajo të jep mundësinë që në kanalet tematike, pra jo emisionet direkt, të shohësh në orën e zgjedhur prej teje një program e madje të kthesh, ndalësh apo çosh përpara sekuenca të atij programi.

r.b/a.y/e.t/NOA

KOMENTE