Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu- Halimit: Korrupsioni, transparenca dhe imuniteti kërkojnë vëmendje
English

Arvizu- Halimit: Korrupsioni, transparenca dhe imuniteti kërkojnë vëmendje

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu zhvilloi një takim në Ministrinë e Drejtësisë, ku takoi kreun e saj Eduard Halimi.

Ambasadori Arvizu që në fillim të takimit vuri theksin në çështjen e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe imunitetit e cila theksoi ai, është një çështje themelore, që kërkon vëmendjen e duhur.

Ambasadori amerikan shprehu vlerësimin e tij për progresin e bërë deri më tani në sistemin e drejtësisë dhe njëkohësisht vuri në dukje që njerëzve duhet t’u tregohet që progresi do të vazhdojë hap pas hapi.

Sipas tij, infrastruktura e gjykatave dhe reforma gjyqësore sa i përket regjistrimit të gjykimeve, reformë e cila mbështetet nga projekti JuST do të sjellin konsolidimin e shtetit të së drejtës, i cili është një nga fushat ku Shtetet e Bashkuara kanë fokusuar mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Nga ana e tij ministri Halimi, falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në vite për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vend si dhe e njohu atë në vijim me qëllimet dhe projektet që do të implementohen në drejtim të përmirësimit të sistemit të drejtësisë.

Në fjalën e tij Halimi tha, “Forcimi i shtetit ligjor, lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i infrastrukturës në sistemit e drejtësisë do të jenë pika kyçe të reformës që do të ndërmarrë Ministria e Drejtësisë. Pjesë e këtyre prioriteteve do të jenë të gjithë aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë, veprimtaria e të cilëve ndikon dukshëm në cilësinë dhe mënyrën e administrimit të drejtësisë duke përmbushur synimin për dixhitalizimin e të dhënave dhe akteve në fushën e gjyqësorit, noterisë, përmbarimit, ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, implementimin e sistemit të “Mbikqyrjes Elektronike” për personat nën masë arresti, apo të dënuar”.

Më tej ai shtoi se, kjo pjesë e sistemit të drejtësisë paraqet problematika të ndryshme që kanë peshën e vet brenda sistemit të drejtësisë, prandaj dixhitalizimi dhe infrastruktura e nevojshme do të ndikojnë në rritjen e transparencës, uljen e korrupsionit dhe konsolidimin e shtetit ligjor.

Ndërkaq, ministri Halimi i kërkoi ambasadorit Arvizu mbështetjen për përmbushjen e disa objektivave të tij nëpërmjet projekteve të USAID, ne veçanti në kuadër të projektit JuST.

Në përfundim ambasadori Arvizu u angazhua se do t’i konsultojë të gjitha çështjet me stafin e tij, madje garantoi se do të jenë objekt i një takimi tjetër shumë të afërt të gjitha projektet e Ministrisë së Drejtësisë dhe kërkesat e saj për asistencën amerikane.

a.y/NOA

KOMENTE