English

Bie helikopteri, 3 të vdekur në Mal të Zi

Mal i Zi, 2 shtator 2011, NOA - Një helikopter është rrëzuar sot në zonën e Kotor të malit të Zi.Si pasojë tre persona kanë gjetur vdekjen e mejëhershme. Lajmi bëhet i ditur nga autoritet malazeze, të cilat bëjnë me dije se helikopteri është rrëzuar në ishullin e vogël të Lusticës në Kotor, një nga vendet më turistike në zonën e Adriatikut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë njofton se dyshohet për një defekt teknik të helikopterit.

a.q/NOA

KOMENTE