Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojkoti i PS-së? Arvizu takon Ramën në selinë e socialistëve
English

Bojkoti i PS-së? Arvizu takon Ramën në selinë e socialistëve

Tiranë, 2 shator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka takuar sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi nisi rreth orës 11:30 minuta me dyer të mbyllura. Burime bëjnë të ditur se Arvizu dhe Rama do të diskutojnë situatën politike në vend, dhe veçanërisht tani që pritet të nisë dhe sesioni i ri parlamentar.

Kryetari i Partisë Socialiste, pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, pati një takim me deputetët e partisë më të madhe në opozitë.Në takimin e së mërkurës kanë marrë pjesë kryesisht ata deputetë të cilët drejtojnë ose bashkëdrejtojnë komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa, nuk ka ende një vendim zyrtar të socialistëve, të paktën të bërë publik se cili do të jetë qëndrimi i tyre në muajt në vijim.

a.q/NOA

KOMENTE