Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 4 trafikantë droge, u gjenden 11 kg marijuanë
English

Kapen 4 trafikantë droge, u gjenden 11 kg marijuanë

E premte, 2 shtator 2011, NOA- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, pas një kontrolli të realizuar në rajonin Prizrenit, Prishtinës dhe Gjilanit.

Si rrjedhojë e këtij operacioni u konfiskuan 11 kilogramë dhe 41 qese substancë narkotike të dyshuar të jetë marijuanë si dhe u arrestuan katër persona.

Mësohet se punonjësit e policisë së pikë-kalimin kufitar në Vërmicë së bashku me doganierët e Kosovës, gjatë mesditës së sotme në kontrollin e automjetit Volkswagen, i cili vinte nga Shqipëria për në Kosovë, kanë gjetur substancë narkotike të llojit marijuanë, në sasi prej 9.920 kg.

I ndaluari për këtë rast është 48 vjeçari me iniciale N.B, i cili u dërgua në ambientet e paraburgimit.

Ndërsa një rast tjetër, është ai i orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, kur në Prishtinë u arrestuan dy persona të dyshuar pasi që u janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese me marijuanë me peshë prej 12.5 gram.

Të ndaluarit lidhur me këtë operacion janë A B. 22 vjeç dhe P M. 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trupin e tyre u gjet sasia e drogës e sekuestruar.

Një tjetër rast ka ndodhur, në rrugën Anton Çeta në Podujevë ku pas sigurimit të informacioneve hetuesit kanë marrë urdhrin nga prokurori për të bërë kontrollimin shtëpisë së të dyshuarit dhe kësisoj gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar, 132 gram me marijuanë të ndara në 24 qese, 15 cigare të mbështjella me marijuanë, një qese e mbushur me marijuanë si dhe u konfiskuan 3035 euro.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesë së 32 vjeçarit me iniciale A.U, ai nuk ka qenë prezent, por është shpallur në kërkim nga policia.

Rasti i fundit është ai i 26 vjeçarit me iniciale D.A nga Gjilani, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një telefonate të mbërritur në polici, ku thuhej se në banesën e këtij të fundit gjendej lëndë narkotike.

Sakaq pas kontrollit të shtëpisë, në bodrumin e saj të shtëpisë u gjet një sasi e substancës narkotike e dyshuar të jetë e llojit marijuanë, me peshë 891 gram substancë kjo e cila është konfiskuar nga ana policisë.

a.y/NOA

KOMENTE