Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova arrin marrëveshjen me Serbinë për vulat doganore
English

Kosova arrin marrëveshjen me Serbinë për vulat doganore

Bruksel, 2 shtator 2011, NOA- Nga bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është konfirmuar fakti se është arritur marrëveshja për vulat doganore.

Sipas kësaj marrëveshje ku merrnin pjesë për palën kosovare Edita Tahiri, ndërsa për palën serbe Borislav Stefanoviç, thuhet se në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” por asnjë simbol shtetëror.

Sakaq ka qenë zyra e Robert Cooper’it, ndërmjetës i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, ai që ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku njofton për rrjedhën e takimit të sotshëm mes dy palëve.

Në deklaratë thuhet se, “Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, palët ranë dakord që vula doganore të shënuar "Doganat e Kosovës" do të pranohen. Kjo marrëveshje do të konfirmohen për të gjitha vendet anëtare të CEFTA’s”.

Ndër të tjera huhet se takimi i ardhshëm do të mbahet gjatë muajit shtator.

Gjatë këtij takimi ishin përfshirë edhe tema si kadastra, telekomi, energjia, diplomat universitare si dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet dhe forumet ndërkombëtare, por për to nuk bëhet ende gjë e ditur.

a.y/NOA

KOMENTE