Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është Sabit Caka, polici që dha jetën për detyrën
English

Kush është Sabit Caka, polici që dha jetën për detyrën

Peqin, 2 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- 51 vjeçari Sabit Caka, punonjësi i policisë së Elbasanit, i cili dha jetën për detyrën u nderua ditën e sotme nga krerët më të lartë të shtetit dhe të policisë të cilët zbritën të gjithë në Peqin për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Efektivi i policisë Sabit Caka, u qëllua me armë zjarri nga Luan Tabaku 40 vjeç, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme gjatë shkëmbimit të zjarrit, kur ky i fundit ishte duke grabitur një transformator në fshatin Gryksh në komunën Shezë.

Në ambientet e Pallatit të Kulturës "Ferdinand Deda" në Peqin në nderim të Inspektor Sabit Caka u bënë homazhe nga Kryeministri i vendit, Z. Sali Berisha, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Zv/ Ministri i Brendshëm Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deputetë të qarkut të Elbasanit, autoritete vendore, drejtues të tjerë të lartë të policisë, punonjës policie e kolegë të tij, miq e të njohur dhe qytetarë të Peqinit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rat Kryeministri Berisha u shpreh se, “Erdha të shpreh të gjithë hidhërimin, pikëllimin e thellë, ngushëllimet për oficerin Sabit Caka të rënë në krye të detyrës të rënë burrërisht me një trimëri, me një vetëmohim të paparë. Të ngushëlloj familjen, të ngushëlloj qytetarët e Peqinit, të ngushëlloj shokët bashkëluftëtarët e tij në komisariatin e policisë dhe të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit. Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit, në çdo detyrë që ata ndodhen. Dhe njëherë ngushëllimet e mia më të sinqerta.”

Sakaq Drejtori i Policisë së Elbasanit, në fjalën e tij duke shprehur dhimbjen për humbjen e Inspektor Sabit Caka u shpreh se, “Inspektor Sabit Caka, dhuroi jetën për të garantuar respektimin e ligjit, për të mbrojtur sigurinë e bashkëqytetarëve të tij kundër çdo lloj forme krimi, pasi ëndërronte udhën e lirisë, drejtësisë dhe të një Shqipërie Europiane.

Besnikëria, përkushtimi, sakrifica dhe vlerat që kultivonte në vetvete punonjësi i Policisë së Shtetit Sabit Caka, përbëjnë një trashëgimi të çmuar, burim krenarie dhe vlerash për t’u ndjekur dhe nga brezat e rinj”.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i dorëzoi djalit të Inspektor Sabit Cakës, flamurin kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij dhe kapelën e uniformës së policisë.

Pas homazheve personalitetet e pranishme, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Inspektor, në Varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut” në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë që në nderim të Inspektor Sabit Caka, varrimi u shoqërua me të shtëna armësh nga një grup efektivësh të policisë.

Kush ishte Sabit Caka:

Inspektor Sabit Xhevahir Caka, lindi më 09.01.1960, në Borovë-Dibër. Ka filluar punë në strukturat e policisë me datë 16.09.1994. Ishte baba i katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali.

Gjatë karrierës policore të tij, ka kryer detyra te ndryshme si: Trupë shërbimi, Teknik armatimi, përgjegjës informacioni, ndihmës Specialist i Policisë së Zonës dhe së fundmi kryente detyrën Oficer i patrullës së përgjithshme, trup shërbimi në Seksionin për rendin dhe sigurinë publike, në Komisariatin e Policisë Peqin, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan.

Në periudhën 17-vjeçare te punës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, është dalluar për disiplinë, përkushtim dhe gatishmëri në kryerjen e detyrave.

Është vlerësuar vazhdimisht nga eprorët, kolegët dhe komuniteti për rezultatet konkrete, efikasitetin në punë dhe sidomos për iniciativën për të vepruar dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve dhe situatave si dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Shquhej për korrektësi, etikë profesionale dhe paraqitje dinjitoze në detyrë e publik.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Astrit Balliu22:30 - 02 Shtator 2011
    punonjes te tille na nderojne si shqiptare!na ngrene si komb.dhe meritojne jo vetem levdata e medalje por dhe nje siguri ekonomike dhe fizike famijes qe le pas.ngushellimet me te thella familjes se tij!!!uroj ta ndekin shembullin e tij dhe bashkepunetoret e tij por pa gjakderdhje.qofte rasti i fundit.sidomos nga ata te se drejtes