English

Londër, koncerti i Izraelit u ndërpre nga palestinezët

Londër, 2 shtator, NOA - Demonstruesit pro-palestinezë e kanë ndërprerë një koncert nga Orkestra Filharmonike e Izraelit në Londër.

Raportohet se orkestra, me dirigjentin Zubin Mehta, posa kishte filluar të koncertoj, mbrëmë në Royal Albert Hall, kur një grup i protestuesve filloi të bëjë zhurmë dhe të pengonte. Rojet e sigurisë i larguan protestuesit nga salla.

Pengesat gjatë koncertit e detyruan BBC-në për ta ndërprerë transmetimin në radio të kësaj ngjarjeje muzikore. Jashtë sallës u mbajtën protesta të grupeve pro-palestineze dhe të atyre pro-izraelite.

NOA

KOMENTE