Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërtimet pa leje, Bashkia: Mos harxhoni para, çdo godinë e paligjshme do të prishet
English

Ndërtimet pa leje, Bashkia: Mos harxhoni para, çdo godinë e paligjshme do të prishet

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha inspektoi sot zonën, ku rreth 1 muaj më parë nisi aksioni për prishjen e një ndërtese 5 katëshe pa leje. Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të mos ndërtojnë pa leje. “Një muaj më parë, këtu, kjo hapësirë publike ishte zënë me një ndërtesë 5 katëshe pa leje. Sot, falë vullnetit të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake për të zbatuar ligjin, gjithçka është kthyer në gjendjen fillestare.

Ne gjejmë rastin t’i bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës, që të mos ndërtojnë pa leje dhe të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake, sa herë që konstatohen raste të tilla. Bashkia e Tiranës e ka tërësisht nën kontroll territorin e saj dhe do të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin.

Zbatimi i ligjit është në të mirë të të gjithëve. Duke parë këtë shembull, sot u bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve, të mos harxhojnë para dhe mund kot, pasi ne jemi të vendosur të mos lejojmë informalitet dhe shkelje të ligjit në Tiranë”, - tha Hoxha. Sipas të dhënave të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, janë konstatuar rreth 300 ndërtime pa leje, për të cilat janë dorëzuar akt-kontrollet si dhe është bërë prishja e rreth 30 ndërtime apo shtesave pa leje. a.q/NOA

KOMENTE