English

Përmet, zjarr i fuqishëm në fshatin Kutal në rrezik një lagje

Përmet, 2 shtator 2011, NOA- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Kutal në Përmet, ku si rrjedhojë e tij janë djegur 5 hektarë pisha.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se si rrjedhojë e përhapjes së furishme të flakëve të zjarrit, të ndikuara edhe nga era e fortë po rrezikohet një lagje e fshatit.

Sakaq banorët e zonës të alarmuar kanë njoftuar me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se krahas tyre kanë mbërritur edhe forca policie si dhe zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po punojnë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës.

a.y/NOA

KOMENTE