English

Tenton të vrasë dy persona, arrestohet edhe për hashash

Durrës, 2 shtator, NOA – Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit për kanosje dhe për kultivim të lëndëve narkotike. Lulzim Kurti, 22 vjeç, fillimisht është kërkuar nga policia për incidentin e ndodhur me dy persona, ku në sherr e sipër, ai kish nxjerrë armën dhe i kish kërcënuar.

Por, pas kapjes së autorit, policia është befasuar teksa ka gjetur që bashkë me armën e zjarrtit i kanë gjetur dhe një sasi hashashi të vogël në banesë.

Ndaj Kurtit ka nisur hetimi nga Prokuroria e Rrethit Durrtës për veprat penale te kultivimit të bimëve narkotike, kanosjes e mbajtjes pa leje të armeve luftarake.

a.k/NOA

KOMENTE