Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Bokova: UNESCO do ndihmojë Shqipërinë në projektet kulturore
English

Topi-Bokova: UNESCO do ndihmojë Shqipërinë në projektet kulturore

E premte, 2 shtator 2011, NOA- Në vijim të takimeve të tij në Serbi, Presidenti i vendit Bamir Topi u takua me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova në kuadrin e Samitit të 9-të të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore.

Që në fillim të takimit Kreu i Shtetit shqiptar, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm dhe shumëvjeçar mes institucioneve shqiptare dhe UNESCO-s, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme dhe rolin a madh të luajtur nga UNESCO për ruajtjen, evidentimin dhe vlerësimin e pasurive e vlerave kulturore dhe historike të Shqipërisë.

Në këtë linjë Presidenti Topi vlerësoi lart edhe rolin dhe kontributin personal të Drejtores së Përgjithshme Bokova, duke shprehur gjithashtu dhe besimin në përkushtimin dhe punën e autoriteteve dhe institucioneve shqiptare për të bërë të mundur që procesi i bashkëpunimit me UNESCO-n të vazhdojë me sukses.

Në fjalën e tij Topi u shpreh se, “Kultura, historia, arti i popujve të ndryshëm kanë provuar që nëpërmjet ndërlidhjeve të tyre me ato të fqinjëve, nuk njohin kufi duke luajtur rolin e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëjetesës mes popujve dhe vendeve të Ballkanit.”

Sakaq ai shtoi se, rajoni pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës, ka fituar një paqe dhe siguri afatgjatë, duke u orientuar i gjithi drejt integrimit në familjen e madhe evropiane.

Ndërsa, duke diskutuar për temën e këtij Samiti të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore dhe rolin që luan arti modern e bashkëkohor, Presidenti Topi vuri në dukje nevojën e përfshirjes së Kosovës në këto takime dhe nisma rajonale, sepse vetëm duke forcuar lidhjet e gjithanshme, duke përfshirë edhe ato kulturore mes Kosovës dhe fqinjëve të saj, si dhe komunikimin e pajtimi, atëherë dhe orientimi drejt të ardhmes integruese do të jetë plotësisht i mundur dhe paqja, harmonia e begatia do të karakterizojnë të ardhmen e rajonit tonë, aq shumë të trazuar në të shkuarën.

Nga ana e saj, Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova vlerësoi bashkëpunimin e efektshëm me institucionet shqiptare dhe garantoi se organizata që ajo drejton do të vazhdojë të ndihmojë e të mbështesë vendin tonë në strategjitë kombëtare dhe projektet e veçanta.

Ajo theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e Samitit të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Viminacium, për rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit, veçanërisht atyre kulturore e artistike, duke nënvizuar se vlerat e pasuritë e përbashkëta kulturore dhe historike të popujve ballkanikë, shërbejnë si mjete të efektshme bashkimi dhe ndërveprimi mes kulturave të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE