Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi- Ivanov: Bashkëpunimi, ndikim në të ardhmen integruese të rajonit
English

Topi- Ivanov: Bashkëpunimi, ndikim në të ardhmen integruese të rajonit

Viminacium, 2 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Presidenti i vendit Bamir Topi, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, u takua me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Gjatë këtij takimi, krerët e dy shteteve u ndalën në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në vijim Presidenti Topi dhe Presidenti Ivanov, shprehën vullnetin e përbashkët politik për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Ata vunë në dukje nevojën për rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, për investime të përbashkëta në hapësirat dhe infrastrukturën që mundëson përdorimin e frytshëm të resurseve turistike në të dyja vendet dhe veçanërisht në fushën kulturore-artistike. Nga ana e tij, kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Topi vuri në dukje se angazhimi i plotë i Shqipërisë dhe Maqedonisë për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh vjen mbi parimet e standardet, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian. Më tej, Presidenti shqiptar, vlerësoi rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si në element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas.

Ndërsa, Presidenti Ivanov, pasi theksoi rëndësinë e këtyre takimeve të niveleve më të larta për rritjen dhe thellimit e bashkëpunimit rajonal, vuri në dukje se, “Nëse ka dialog, mirëkuptim e bashkëpunim mes Krerëve të Shteteve respektive, kjo frymë do të transmetohet edhe në nivelet e tjera të vendeve tona, duke bërë që mesazhet e dala nga ky samit si dhe bashkëpunimi i gjithanshëm gjithnjë e në rritje të ndikojë në të ardhmen e përbashkët integruese evropiane të mbarë rajonit tonë.”

a.y/NOA

KOMENTE