Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi në samitin e Beogradit: Kosova nuk mund të përjashtohej
English

Topi në samitin e Beogradit: Kosova nuk mund të përjashtohej

Beograd, 2 shtator, 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Presidenti Bamir Topi gjatë fjalës së tij në samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore që organizohet në Serbi ka deklaruar se Kosova nuk duhej të mbetej jashtë këtij samiti.

“Ajo është një pjesëmarrëse legjitime në veprimtari të tilla si dhe një faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Kosova, me kulturën e saj të vjetër dhe të re, me artin e saj modern e bashkëkohor, me zërat e saj më të artikuluar, do t’i forcojë lidhjet politiko- kulturore me popujt e tjerë në rajon dhe sidomos me fqinjët. Për këtë duhet vullnet i gjithanshëm, sepse pajtimi është plotësisht i mundur. Popujt nuk mund dhe nuk duhet të jetojnë me tensione dhe me komplekse që vijnë nga e kaluara, por në paqe e në harmoni dhe sigurisht, gjuha e artit, pluraliteti i tij janë instrumente shpirtërore të pazëvendësueshme komunikimi”, ka deklaruar ne Beograd Presidenti Topi. Gjithashtu Topi u shpres se mesazhi që do të përcillet nëpërmjet këtij samiti do t`i shërbejë forcimit të dialogut dhe njohjes së mëtejshme e të ndërsjellë mes popujve dhe kulturave të vendeve të rajonit

Sipas tij, politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij.

“ Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu. Unë jam i bindur që politika e moderuar e lidershipit të rajonit do të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe Presidentja e re e Kosovës, e cila normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot.” - u shpreh Presidenti Topi në mbyllje të fjalës në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore.

jatë qëndrimit tre ditor në vendin fqinj, presidenti Topi do të takohet me homologun serb Tadiç ndërsa do të ketë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse.

a.q/NOA

Topi në samitin e Beogradit: Kosova nuk mund të përjashtohej

KOMENTE