Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Shalë, Kolegji: KQZ të shqyrtojë pavlefshmërinë
English

Zgjedhjet në Shalë, Kolegji: KQZ të shqyrtojë pavlefshmërinë

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA - Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e demokratëve duke rikthyer sërish në KQZ zgjedhjet për komunën Shalë në Shkodër. Kolegji ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të pranojë ankimimin e PD-së për pavlefshmëri në këtë zonë. KQZ-ja më herët nuk arriti të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash, pasi në mbledhje mungonte anëtari i KQZ-së, Osman Hysenaj. Pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist. Në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti që të fitonte me kandidatin e saj ndërsa në dy komunat e tjera fituan kandidatët e mazhorancës.

a.q/NOA

KOMENTE