English

Angelina xheloze dëbon nga shtëpia Brad

Los Anxhelos, 3 Shtator NOA - Brune, e re dhe tepër e tërhequr nga puna e saj, që në këtë rast mban emrin e Brad Pitt.

Angelina Jolie nuk ka përgëzuar aspak vëmendjen profesionale të Lara Marsden, asistente e xhirimeve të partnerit të saj dhe me sa është bërë e ditur e ka dëbuar nga shtëpia për arsye xhelozie.

Lajmi është bërë i ditur nga Hollywood Life sipas të cilës aktorja është nervozuar për faj të brunes seksi që shoqëron Brad edhe jashtë setit.

Bukuroshja 25-vjeçare, me sa duket kalon shumë kohë me aktorin Brad Pitt në setin e xhirimeve të World War Z. Aq sa fotografët i kanë kapur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe jashtë orarit të punës.

Më tej gjithçka ka shkuar me vendimin impulsiv dhe drastik të Jolie. në krahun tjetër është për tu përmendur se historia e dashurisë mes dy aktorëve më tërheqës të hollivudit ka nisur pikërisht në setin e xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith.

r.b/NOA

KOMENTE