English

Peshkaqeni sulmon pushuesit, fotot e rralla

San Diego (SHBA), 3 shtator, NOA – Këto foto nuk mund të krahasohen me asnjë pamje tjetër që është kapur mbi momentet e sulmeve të peshkaqenëve. Në plazhin e San Diegos në SHBA, turistët janë tmerruar kur mes dallgëve ku bënin serf kanë parë dhe një peshkaqen të bardhë që afrohej për të kafshuar.

Një prej personave që ndodhej ato momente në det tha se ishte tmerruar. “Unë e pashë shumë afër dhe shumë qartë. Ishte e tmerrshme”, tha Gary Elliot. Fatmirësisht nga sulmi nuk ka pasur viktima.

Ai tha se njoftuan rojën bregdetare. Por koha ishte mjaft e kufizuar. Plazhe në këtë zonë janë mbyllur, pasi u zbuluan në distancë të afërt një tjetër peshkaqen me përmasa të mëdha.

a.k/NOA

KOMENTE