English

Vetëvendosje pritet të reagojë për arrestimet, emrat e 34 të ndaluarëve

Prishtinë, 4 shtator, NOA – Policia e Kosovës ka arrestuar 34 aktivistë të Lëvizjes Vetvëndosja, të cilët gjuajtën dje në Aeroportin e Prishtinës me domate negociatores me Serbinë, Edita Tahiri.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy deputete të kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, ka pasur të lënduar që janë trajtuar në Ambulancën e Aeroportit. Vetëvendosje ka thënë se ndërhyrja e Policisë ka qenë brutale.

“Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.”, thuhet në njoftimin e bërë dje nga kjo lëvizje.

Sot në orën 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media lidhur me aksionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe arrestimet e 34 aktivistëve të saj.

Në konferencë do të flasin Albulena Haxhiu, Albana Fetoshi dhe Xhelal Svecla

Konferenca mbahet në zyrën e Lëvizjes, rr. Bajram Kelmendi, nr. 10 (prapa Teatrit Kombëtar).

Lista e të arrestuarve/ lënduarve

Emri dhe mbiemri Komuna Vërejtje

Adonis Tahiri Gjilan

Agron Kabashi Burim

Aida Dërguti Vushtri

Albana Fetoshi Rahovec Është liruar/ deputete

Albulena Haxhiu Prishtinë Është liruar/ deputete

Anita Shabani Prishtinë

Arbnor Dehari Prishtinë

Boiken Abazi Tiranë

Dardan Molliqaj Deçan

Drenushë Xhemajli Prishtinë

Durim Jasharaj Burim

Erzen Vraniqi Prishtinë

Etleva Malushaj Prishtinë

Flamur Pireva Prishtinë

Frashër Krasniqi Prishtinë I lënduar

Gëzon Kastrati Prishtinë I lënduar

Krenare Krasniqi Prishtinë

Kreshnik Ahmeti Prishtinë

Kushtrim Dakaj Prizren I lënduar

Labinot Kelmendi Prishtinë

Leonida Molliqaj Deçan

Lirim Gashi Artanë

Lulzim Gjaka Vushtri

Marigonë Drevinja Prishtinë

Muhamet Bytyçi Malishevë

Myrvete Haradini Drenas

Naim Jakaj Ferizaj

Nora Fetoshi Rahovec

Pajtim Demaj Burim

Rron Gjinovci Prishtinë

Selman Sokoli Prizren I lënduar

Teuta Rrusta Prishtinë

Valdrin Ahmeti Prishtinë

Zgjim Hyseni Prishtinë

NOA

KOMENTE