English

Jahjaga vizitë në Bruksel

E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme u nis për një vizitë zyrtare tre ditore në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, Presidentja Jahjaga pritet të takohet me Catherine Ashton, përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Stefan Fule, Komisioner i BE për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian, Jerzy Buzek, President i Parlamentit Evropian, Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në përfundim të tyre Jahjaga do të zhvillojë një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e Delegacionit për Evropën Juglindore. a.y/NOA

Në foto: Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

KOMENTE