English

Kapet 32-vjeçarja për vjedhje me dhunë

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Një 32-vjeçare nga Berati dhe banuese në Tiranë është prangosur nga efektivët e policisë së kryeqytetit nën akuzën e vjedhjes me dhunë. Policia e Tiranës ekzekutoi masën e sigurisë për 32-vjeçaren Rudina Engjëll Prifti. Sipas policisë Rudina Prifti ishte shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet të Rënda caktoi ndaj saj masën e sigurisë arrest në burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. mit/NOA

KOMENTE