Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
65 vjet nga kryengritja e Postribës, Topalli: Historianët të shkruajnë të vërtetën
English

65 vjet nga kryengritja e Postribës, Topalli: Historianët të shkruajnë të vërtetën

Tiranë, 6 shtator 2011, NOA – Nga foltorja e Kuvendit ku u mbajt një seancë homazh për martirët e lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri dhe në Evropë, Kryengritjes së Postribës, në vitin 1946, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri thirrje historianëve të shkruajnë të vërtetën për rezistencën e parë antikomuniste në Europë. “Lëvizja e Postribës është e para Lëvizje antikomuniste në Europë”, deklaroi zonja Topalli duke i ftuar historianët të dalin hapur e flasin, thonë e shkruajnë të vërtetën për lëvizjen e Postribës. “Kjo është një seancë nderimi, për kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri. Është një seancë nderimi për lëvizjen e parë antikomuniste në Europë. Dhe për këtë, ne shqiptarët duhet të jemi krenarë. Për mbijetesën, rezistencën, luftën, vullnetin dhe sakrificën për lirinë, ne kemi të gjithë të vërtetën për tu krenuar, dhe ajo është lëvizja e Postribës, të cilën unë do ta quaja lëvizja antikomuniste shqiptare, e para në historinë tonë, e para në historinë e Europës dhe botës”, tha kryeparlamentarja Topalli. Zonja Topalli shprehu dhimbjen e saj për të tërë ata burra që u pushkatuan tek shtëpia, oborri, kisha, xhamia, në sy të fëmijëve, nënave dhe bashkëshorteve. Si rezistenca e parë popullore, kundër diktaturës komuniste, kryengritja me armë e Postribës hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Evropës, si një ngjarje që dëshmoi trimërinë dhe patriotizmin e kombit shqiptar, fill pas Luftës së Dytë botërore. Regjimi komunist vrau nën terror në Postribë 64 burra, fëmijë e të afërm të familjeve të tyre; ndërsa u burgosën e u internuan mbi 1200 persona, u dogjën dhe u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre. Seanca për ditën e Kujtesës, e organizuar në kujdesin e Kryetares së Kuvendit, mblodhi në sallën e seancave plenare të Kuvendit familjarë, pasardhës të martirëve të kryengritjes, intelektualë, historianë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme. Në fjalën e tij Drejtori i Institutit të Studimeve të krimeve të komunizmit Agron Tufa, tha se “kryengritja e Postribës si e para lëvizje antikomuniste në Shqipëri, i jep dinjitet çdo shqiptari në raport me ndërgjegjen dhe lirinë, në raport me historinë dhe të vërtetën, në raport me të shkuarën dhe të ardhmen”. Drejtoresha e Arkivave të Përgjithshme të Shqipërisë, Nevila Nika, theksoi ndër të tjera se kryengritja e Postribës ishte dëshmia e shpirtit patriotik e dashurisë për liri dhe demokraci të shqiptarëve. “Kam patur fatin të njoh disa prej trashëgimtarëve të familjeve që kanë qenë në kryengritje; familjen Kazazi e lidhur me familjen e Isa Boletinit, familja Meta, e lidhur me Bajram Currin. Familje të mëdha që i kanë dhënë këtij vendi. Shumica e këtyre njerëzve ishin nga familje me tradita të mëdha atdhetare". Në seancën homazh dha mbresat e pashlyeshme të kujtimeve rreth ngjarjes edhe i biri i martirit, Jup Kazazi. Zoti Hamza Kazazi tha se “lëvizja e parë antikomuniste e Postribës ishte një lëvizje që bashkoi të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike, kundër një regjimi të egër dhe antikombëtar siç ishte komunizmi”. Homazh nderimi për martirët dhe të gjithë heronjtë e kryengritjes së parë antikomunistë, përcolli dhe aktorja e njohur Tinka Kurti përmes recitimit të vargjeve të poetit kombëtar, Ndre Mjeda. Emrat e disa prej martirëve të lëvizjes antikominuste të Postribës: Riza Dani 2. Jup Kazazi 3. Myzafer Pipa 4. Qemal Draçini 5. Murat Haxhija 6. Abdullah Kazazi 7. Caf Dragusha 8. Cin Serreqi 9. Dulo Kali 10. Nuh Oroshi 11. Rasim Gjyrezi 12. Kol Ashiku 13. Rifat Kopliku 14. Bilbil Hajni 15. Paulin Pali 16. Pjeter Shan Deda 17. Marije Shan Deda 18. Tish Pashuku 19. Ndreke Pashuku 20. Elez Bazi 21. Jonuz Salja 22. Osman Hyseni 23. Sahit Duli 24. Rexhep Idrizi 25. Metush Alija 26. Reshit Beqiri 27. Halil Dauti 28. Sylo Gjetja 29. Ymer Zeneli 30. Ahmet Zeneli 31. Brahim Selimi 32. Ymer Beqiri 33. Idriz Ibra 34. Hys Velushi 35. Hajdar Dani 36. Muho Fetahu 37. Halit Meti 38. Mustaf Merturi 39. Avdi Zeqiri 40. Ymer Zeqiri 41. Riza Gjylbegu 42. Qazim Bushati 43. Xhemal Mlika 44. Riza Resuli 45. Virtyt Gjylbegu 46. Fahri Rusi 47. Guliem Suma 48. Gjon Pentalia 49. Kol Zadrima 50. Mustafe Dragusha 51. Simon Darragjati 52. At’ Mati Prendushi 53. Tom Marku 54. Gjin Zefi 55. Lazer Matija 56. Dede Pashuku 57. Imzot Frano Gjini 58. Marie Deda 59. Xhemal Juka 60. Abdyl Hardolli 61. At’ Çiprian Nika 62. Pjerin Kçira 63. Hajdar Dani 64. Idriz Dibra 65. Qazim Rroji 66. Asmo Hyseni 67. Nuz Salja 68. Halit Kazazi 69. Sait Kazazi 70. Osman Kazazi 71. Rasim Kazazi 72. Kel Deda 73. Dom Nikoll Deda 74. Gjush Deda 75. Pjetër Deda 76. Kol Prela

KOMENTE