Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet zjarrvënësi, rrezikoi djegien e fshatit
English

Arrestohet zjarrvënësi, rrezikoi djegien e fshatit

Përmet, 6 shtator, NOA – Djegia e barishteve të tokës është kthyer në një rrezik serioz për disa fshatra të Përmetit. 46 hektarë pisha dhe 16 hektar kullotë janë djegur brenda pak orësh. Autori i zjarri është Sokol Hadaj, 39-vjeç lindur dhe banues në Këlcyrë të Përmetit. Hadaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Ai akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Duke dashur të djegë barishtet e arave afër stacionit të fshatit Bual të rrethit Përmet, Hadaj ka shkatuar një zjarrë të madh që ka vënë në rrezik dhe disa fshatra për rreth. Si pasojë e erës së fortë zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka përfshirë kurorën e pishave midis fshatit Kutal, Bual dhe Kaludh deri në Piskovë të rrethit Përmet, ku janë djegur një sipërfaqje prej 46 hektarë pisha dhe 16 hektar kullotë. Zjarri rrezikoi seriozisht banesat e fshatit Kutal. Për të shuar flakët janë vënë në lëvizje dy automjeteve zjarrfikëse të Përmetit, 20 forca të policisë dhe mjaft banorë. Po ashtu në ndihmë ka ardhur dhe një automjeti zjarrfikës i ushtrisë. Megjithë ndërhyrjet, zjarri përfshiu dy mullarë me barë dhe një kasolle të fshatit Kutal. Pas fikjes së zjarrit, policia ka bërë dhe hetimin e ngjarjes, duke identifikuar autorin, i cili u kap dje. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se gjatë këtij sezoni veror në qarkun e Gjirokastrës janë evidentuar 51 raste zjarri, ku shumica e këtyre rasteve janë riaktivizuar mbi një herë. Nga këto raste, 14 raste kanë qenë të qëllimshme , ku janë arrestuar 14 autorë. 26 raste kanë qenë nga pakujdesia , ku ndiqen penalisht në gjendje të lirë 22 shtetas. Dhe 12 raste kanë qenë aksidentale . a.k/NOA

KOMENTE