English

Asnjë krizë për çiftin Brad-Angelina?

Surrey, 6 Shtator NOA - Bota e thashethemeve mbi çiftin Angelina Jolie dhe Brad Pitt krahas të qenit gjithmonë e bollshme është dhe tepër kontradiktore: fillimisht flitet për një martesë të menjëhershme, më pas dëgjohet se bukuroshja Lara Croft ka dëbuar nga shtëpia e saj aktorin.

Gjithçka ka qenë për faj të Lara Marsden, asistentja e re e Pitt në setin e xhirimeve të “World War Z”.

Një thashetheme që ka nisur gjatë kësaj vere që ditët e fundit ka arritur kulmin me ndarjen e çiftit.

Megjithatë çifti është fotografuar gjatë kësaj fundjave në Surrey në shoqëri të fëmijëve.

Janë fotografi që duhet thënë se hedhin poshtë thashethemet e një lamtumire të mundshme.

Angelina dhe Brad janë shfaqur si gjithmonë të qetë: ajo shumë e bukur me kanotierë dhe pantallona të zeza, ndërsa ai i veshur me bezhë.

r.b/NOA

KOMENTE