English

Australi, kërcënim me bombë në Sidnej

Australi, 6 shtator, NOA - Një dramë me pengje ka goditur qytetin australian të Sidnejit. Raportet thonë se një person ka hyrë në ndërtesën e gjykatës me një vajzë të re – që duket të jetë e bija e tij – duke pohuar se ka bombë në çantën e shpinës. I njëjti thuhet se ka kërkuar të flasë me dikë në ndërtesë. Policia ka rrethuar ndërtesën, ndërsa ambulanca dhe zjarrfikësit janë duke qëndruar pranë. NOA/RFE

KOMENTE