English

Brazil-Ganë, rikthehet Ronaldinho

Brazil, 6 Shtator NOA - Dinho do të jetë dhe duhet thënë se nuk është aspak fantazi futbolli.

Mund të themi se është një lloj “hakmarrje” ndaj botërorit të 2006, ku ditën e martë në mbrëmje, në Londër do të zhvillohet ndeshja Brazil – Ganë.

Tek ekipi brazilian është rikthyer Ronaldinho, i cili është grumbulluar sërish në moshën 31-vjeçare dhe aktualisht luan në radhët e ekipit të Flamengos.

Talenti brazilian këtë sezon ka arritur të shënojë 14 gola dhe këto në 21 ndeshje të luajtura në kampionat.

Ronaldinho është rikthyer në përfaqësuesen braziliane pas shumë kohësh dhe diçka të tillë e ka bërë falë formës së mirë që po shfaq në ekipin e Flamengos, kjo të paktën bazuar në deklaratat e teknikut të Brazilit.

r.b/NOA

KOMENTE