Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dell: Si u shmang dhuna ndëretnike pas ngjarjeve të 25 korrikut
English

Dell: Si u shmang dhuna ndëretnike pas ngjarjeve të 25 korrikut

Prishtinë, 6 shtator 2011, NOA - Ambasadori amerikan Kristofer Dell deklaroi se ngjarjet pas 25 korrikut kanë treguar sesi liderët e përgjegjshëm politikë dhe të gjitha komunitetet në Kosovë vendosën besimin në institucione. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke folur për ngjarjet e fundit në veri të vendit pas aksionit të Policisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, theksoi se “gjatë javëve të fundit kemi parë sesi liderët lokalë dhe institucionet e Kosovës mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis të sigurt”. “Mendoj se përparësia pas 25 korrikut qëndron pikërisht në faktin sesi liderët politikë të përgjegjshëm, pastaj udhëheqësit religjozë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, vendosën besimin në institucione. Dhe si rezultat nuk pamë dhunën ndëretnike sikurse në vitin 2004, por pamë një vend të qëndrueshëm, paqësor dhe rezistues ndaj atyre që tentuan të provokojnë konflikt ndëretnik midis komuniteteve”, theksoi Dell, citon gazeta kosovare Bota Sot. Në Konferencën vjetore për vetëqeverisjen lokale, ambasadori Kristofer Dell tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të parë zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit përfshirë edhe krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut. “Siç e kemi parë në komunat e reja në jug të Kosovës liderët legjitimë të zgjedhur janë më të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Pra besoj se ky është procesi i duhur, që përmes liderëve të zgjedhur strukturat paralele në prapavijë do të zhduken, sepse qytetarët nuk do të kenë nevojë t’u drejtohen atyre”, tha Dell. Një aspekt tjetër i zbatimit të Pakos së Ahtisaarit që ka tërhequr vëmendjen është edhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore përmes ligjeve për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe. Këto ligje sipas ambasadorit Dell nuk krijojnë komuna të reja dhe nuk shkëpusin kompetencat e komunave ekzistuese. Bota Sot/NOA

KOMENTE