English

Mjekët gjejnë një shirit 25 cm në trurin e një gruaje

Kinë, 6 shtator,NOA- Mjekët e Jiangsu Provincial Hospital në Nanchino, Kinë kanë hequr një krimb parazit 25 cm nga truri i një gruaje të re 25 vjeçe, një javë më parë, duke i dhënë fund gjashtë muajve dhimbjeje. 24-vjeçarja Li Fang tashmë po merr veten nga operacioni.

"Ndjeja horror dhe neveri nga mendimin se shiriti jetonte në trurin tim", ka thënë gruaja e re. Yang, burri i Li, ka thënë: "Li-së i kanë filluar dhimbjet e para në dhjetor të vitit të kaluar, kur papritmas ra në tokë me anën e majtë të trupit të paralizuar".

Yang çoi gruan e tij në një spital lokal, ku ata zbuluan se kishte diçka në trurin e saj, por nuk mund të përcaktonin se çfarë ishte. Kështu mjekët i kanë dhënë fillimisht ilaçe për të lehtësuar dhembjen. Goditja e dytë i erdhi në qershor. Këtë herë skaneri tregoi se objekti i çuditshëm në tru ishte ende atje. Mjekët vendosën të veprojnë në tru. Pas hapjes së kafkës, mjekët gjetën një granuloma që shkaktonte krizat. Pasi hoqën granuloman, mjekët papritmas gjetën një krimb shumë të gjatë, një shirit, ende gjallë dhe që ishte fajtori i problemeve të Li.

Sipas Chen Haifeng, zëvendës drejtor i departamentit të neurokirurgjisë, Li-së i pëlqente gatimi në zgarë. Ka qenë mishi i pa gatuar mirë që ka transmetuar vezët e shiritit dhe ka çuar në zhvillimin e parazitit të rrezikshëm në trupin e gruas. a.e./NOA

KOMENTE