English

PSG mendon për Abidal

Paris, 6 Shtator NOA - Mbrojtësi francez i Barcelonës Eric Abidal, siç është bërë e ditur orët e fundit ka pasur një interesim të fortë nga ana e skuadrës së Paris Saint Germain.

Klubi francez me sa duket ka bërë një ofertë konkrete në drejtim të Abidal.

Futbollisti në krahun tjetër është në skadim të kontratës me klubin spanjoll dhe nuk mund të na habisë fakti që ai të bie pre e ofertave milionere të pronarit të ri të klubit kryeqytetas francez.

r.b/NOA

KOMENTE