Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria mbyll të gjitha minierat e Shqipërisë
English

Qeveria mbyll të gjitha minierat e Shqipërisë

Tiranë, 6 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot revokimin e lejeve minerare për 55 shoqëri që janë të pajisura me leje minerare në vendin tonë. Praktikisht kjo është mbyllje të thuajse të gjitha minierave në vendin tonë pasi sipas burimeve nga METE, rreth 60 janë licencat e dhëna nga METE për shfrytëzim të mirash minerare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Vendimi i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, erdhi pas kontrolleve të vazhdueshme që janë zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nga të cilat ka rezultuar se një numër i caktuar shoqërish që janë të pajisura me leje minerare nuk përmbushin detyrimet ligjore për sektorin minerar. Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur procedurat për revokimin e lejeve minerare për 55 shoqëri, të cilat janë njoftuar për një vendim të tillë. Brenda një periudhë 30 ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare. Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit vihen në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mos realizimin e detyrimeve sipas neneve 56,57 dhe 59 të Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796, datë 17.02.1994, i shtuar dhe i amenduar, apo mos realizimin e detyrimeve sipas nenit 25 të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë“. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duke u shprehur zyrtarisht për agjencinë NOA tha sot pasdite se ajo të vijojë të zbatojë me përpikmëri legjislacionin përkatës për sektorin minerar në vend. Shoqëritë minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejes minerare: Birti shpk I.B.E SHPK B.E.F SHPK EDIL CONSTRUCTION SHPK RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN RAKIPI SHPK L.FELEQI SHPK INERTO & CO SHPK MOLVA SHPK LACE KOLI SHPK TABAKU SHPK MECJA SHPK XBP SHPK SHENGJERGJI SHPK RENXA SHPK KORCA SHPK FABRIKA E TULLAVE PREZE BLEDI-S SHPK CEMETOS AGUILA SHPK KEPI I DRAGOIT SHPK LAMA SHPK A & S ALBANIA SHPK LESI SHPK GRESI SHPK ARJANI SHPK KRASTA-C SHPK STAVRO INERT SHPK PALUSHI SHPK KALTERSIA SHPK A-91 SHPK BABA-2007 SHPK LUVAL SHPK VJOSA SHPK BOKA AXH SHPK FEBA SHPK HAMIT DYLI BESA ALBANIA SHPK ITALBA ASFALT SHPK KIRCHBERGER SHPK XHEKER SHPK FUSHA SHPK ALBAXENI SHPK KATANA SHPK MINERAL INVEST SHPK PRESPA IMPORT EKSPORT SHPK GLEJDIS SHPK NDERTIMI KRISTIAN SHPK PALMA SHPK IN-EL-2001 SHPK ECHOT SHPK ALBANIA RESOURCES SHPK ALB GRANITI SHPK G.D.E. SHPK RRUGA URA ASFALTIM NR.2

KOMENTE