English

Remonti i linjave, 8 orë pa energji në Fier, Vlorë e Gjirokastër

Tiranë, 6 shtator, NOA – Remonti i linjave të energjisë elektrike pritet të lërë pa drita disa komuna dhe qytete në vend. Operattori i Sistemit të Transmetimit bën të ditur se nga remonti do të preken zonat e Fierit, Babicës, Vlorës, Selenicës, Drenovës, Ballshit, Memaliaj, Gjirokastrës dhe Sarandës. Kufizimet do të bëhen nesër nga 6:00 deri në orën 16:00. Sipas OST, “për sa i përket zonave që do të preken nga këto stakime, do të stakohen kryesisht fidrat që furnizojnë zonat periferike, të bashkive dhe komunave” Remonti bëhet në NënStacionin 220/110/35 kV Fie, Në nënstacionet Elbasan-Fier, Rrazhbull-Fier, Babicë-Fier remonti do të kryhet nga ora 05:00 deri në orën 16:00 të ditës së mërkurë. a.k/NOA

KOMENTE