Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia monument për Millosheviçin...afër Kosovës
English

Serbia monument për Millosheviçin...afër Kosovës

Beograd, 6 shtator, NOA - Në një qytet të vogël në Serbinë jugore, gjeografikisht i afërt me Kosovën, do të ngrihet së shpejti një monument për ish-presidentin e vendit, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq 5 vjet më parë në burg, ndërsa gjykohej për krime lufte në Hagë.

Fjala është për qytetin e Prokupljes, ku si për ironi, tashmë ekziston edhe një monument për liderin serb pro-perëndimor, Zoran Gjingjiç, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati në vitin 2003. Paradoksi qëndron më tepër në faktin po të kujtojmë se ka qenë vetë Gjingjiç, i cili urdhëroi arrestimin dhe transferimin e Millosheviçit në Hagë.

Lajmi i bërë me dije nga mediat serbe, e ka zanafillën nga një iniciativë e degës së Partisë Socialiste të Millosheviçit (SPS), në Prokuplje, e cila efektivisht është pjesë e një koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Gjingjiçit.

Partia Socialiste e Serbisë (SPS) është themeluar dhe e udhëhequr deri në vdekjen e tij nga Slobodan Milosheviçi.

Nismë kjo e cila po kërkon të shtrihet edhe në rrafsh kombëtar, për t’u mbështetur nga i gjithë populli serb.

Anëtari i Këshillit Lokal, Miroljub Djordjeviç, ka pohuar se ata që janë duke kërkuar mbështetjen për idenë e monumentit, “duan të fakt që të ndreqet padrejtësia e bërë kundrejt Millosheviçit dhe trashëgimisë së tij”.

"Qytetarët thonë se kanë jetuar shumë më mirë nën Milosheviçin. Kurse tani thonë se janë duke vuajtur në mënyrë të përgjegjshme, ata janë të uritur", tha ai. Djordjeviç tha më pas se monumenti do gdhendet me fjalën "Redemption" sepse "populli që e ka dërguar në Hagë, tani kërkon shpengim".

Ndërsa deputeti i parlamentit serb, Nendo Prkic tha se nostalgjia e serbëve për jugosllavin Millosheviç dhe komunistin Josip Broz Tito, nuk është e habitshme.

"Ky është një vend që endet nga njëra ditë në tjetrën. Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit nuk kemi arritur të vëmë përpara vizionin tonë për të ardhmen. Kjo është një situatë vdekjeprurëse në një shoqëri", tha Prokic.

Prokuplje, e cila në mënyrë efektive ka një popullsi prej 30.000 vetash, është një qytet që e ka afër Kosovën.

Ndërkaq, kreu i Partisë Socialiste, Ratko Zecevic, tha se partia kishte mbledhur firma përmes një sondazhi, ku qytetarët u pyetën nëse ata do të donin që monumenti i Millosheviçit të ngrihej në qytetin e tyre.

"Qytetarët kanë ardhur që në mëngjes dhe duke na dhënë mbështetje për këtë nismë", vuri në dukje Zecevic.

Nga ana tjetër, PES fuqimisht e kundërshton nismën për të ngritur një monument për Millosheviçin në Prokuplje. Nënkryetari Aleksandar Jugoviç tha se kjo nismë ishte "e turpshme" dhe "një tallje me të gjitha viktimat e diktaturës së tij në vitet '90". "Millosheviçi është një tjetër Stalin, Hitler, Çaushesk, Kim Il-Sung dhe Pol Pot”, theksoi ai.

Eshtë fakt se Sllobodan Millosheviç dhe regjimi që ai aplikoi në grahmat e fundit të ish-Jugosllavisë, mbajnë damkën e luftërave të viteve ’90 në këtë rajon, shoqëruar me mijëra viktima. Mes tyre, mjaft kosovarë, që u përfshinë në një konflikt të armatosur në vitin 1999 dhe arritën ta “shuanin” zemërimin serb ndaj tyre, vetëm falë ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

n.e/NOA

KOMENTE