Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stresi i ditës së parë të shkollës: pasiguria
English

Stresi i ditës së parë të shkollës: pasiguria

Romë, 6 Shtator NOA - Pushime të përfunduara, koha për shkollë: dita e parë po afron dhe për disa të tjerë mund të ketë mbërritur tashmë.

Në këtë mënyrë për fëmijët nis një ritual stresues, i cili shpesh herë i vë ata dhe në ankth.

Ajo çka i tremb më shumë nuk janë as notat, as profesorët, por frika e mospranimit, e të qenit të etiketuar si “loser” (dështakë), e mos arritjes së suksesit, të qenit të gjykuar nga nxënësit e tjerë të klasës dhe sidomos nga prindërit.

“Sot si rreth 40 vite më parë, rikthimi në shkollë mund të jetë një burim shqetësimi, por kërcënimi nuk është më ai i një ndëshkimi – konfirmon Gustavo Pietropolli Charmet, psikiatër dhe ekspert adoleshentësh – por frika e fëmijëve për të bërë një figurë të keqe kundrejt nxënësve të tjerë apo zhgënjimi që mund të sjellin tek prindërit si rrjedhojë e suksesit të paarritur. Nuk bëhet më fjalë për një frikë etike, por një frikë estetike, që nuk lidhet me ndjesinë e fajit, por me atë të turpit”.

r.b/NOA

KOMENTE